Irma Libohova në Asti të Italisë (Përgatiti Angela Kosta)

Irma Libohova në Asti të Italisë (Përgatiti Angela Kosta)
KËNGËTARJA E NJOHUR IRMA LIBOHOVA PRESENTE NË PARADËN E MADHE SHQIPTARE NË ASTI TË ITALISË
 
Ne, një grup i vogël shqiptarësh të Qendrës Artistike - Kulturore Margarita Xhepa (në Itali), me atë ndrojtjen e një fëmije të vogël, kur flet me një më të madh, i ramë telefonit të saj...
"Alo... përshëndetje... ne jemi.... do të bëjmë paradën e Astit... do të kishim kënaqësinë që..." 
Këto ishin pak a a shumë fjalët tona të ndrojtura, gjatë bisedës telefonike me artisten e madhe... 
"Kam dëgjuar për ju... kënaqësia është e imja... në 21 shtator, do të jem me ju në Asti..." 
Pak a shumë kjo ishte edhe përgjigja e Saj...

Në bisedën tjetër, si artiste e madhe, duke vlerësuar ngjarjen, ajo shtoi: Me shpenzimet e mia do të marr edhe bashkpunëtorët e mi. Ai nuk është thjesht një koncert, është një FESTË E MADHE E SHQIPTARISË!
Të gjithë Ne ndjemë një dridhmë e një ngërç në përgjigjen e saj, e ndjemë thellë në zemër. U pamë të gjithë në sy me njëri - tjetrin. Asnjë nuk foli. E kush mund të fliste më?

IRMA LIBOHOVA, këngëtarja e dashur e rinisë sonë, këngëtarja e të gjitha stinëve, e të gjithë brezave, do të jetë mes nesh, në Asti, në 21 shtator 2024.
 
JU PRESIM TË GJITHËVE DHE JU KUJTOJMË:
 
Të gjitha grupet artistike, artistët dhe personat që do të duan të jenë pjesë e koncertit tonë të madh në mbrëmjen e datës 21 shtator, janë të lutur të na shkruajnë në adresën email:  [email protected], brenda datës 05 shtator 2024, duke na dërguar edhe materialin (bazën muzikore) me të cilin duan të paraqiten.

Për arsye organizimi, materialet që nuk do të na paraqiten brenda kësaj date, nuk do të mund të jenë pjesë e programit tonë të përbashkët.
Ju faleminderit dhe mirë u takofshim!
...............................................................................

Përgatiti Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese