Ahmet Pllana - Poezi

Ahmet Pllana - Poezi
KUR DIGJEJ ESHKA
 
Kur digjej eshka
Shpejt kallej bjeshka
Kur qante lumi
Fushës i dilte shkrumbi.
 
Kur këndonte fusha
Plot puthje n'gusha
Kur lëviznin gjethet nga era
Shpejt vinte pranvera.
 
Kur errësohej qielli
Çdoherë rrezonte dielli
Kur matej koha me dritë
Lum i gjallë me shpirt..