Skënder Lazaj - AKTIVITETE LETRARE NË ITALI
EDICIONI V - të
Në mbërritjen tonë në Calcinato, pikërisht në Piazza Bertini, kujtuam se ishim të parët, por jo, piaza gumëzhinte prej vogëlushëve, nxënës të shkollave shqipe të shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit, përfaqësues të shoqatave, autor si dhe anëtar të Lidhjes !
Ishte një ditë mrekullisht e bukur, me një diell rrezëllitës të cilin të vinte keq t'a braktisje dhe të shkoje në sallën e prenotuar dhe e siguruar falë komunës së Calcinato ( Brescia ) por një mrekulli tjetër na priste pikërisht në sallë, një diell ndofta edhe më i ngrohtë, si ai i poezisë, ndaj dhe pa humbur kohë, prezantuesja jonë, njëherësh sekretarja e Lidhjes, Lori Duka , fillon prezantimin sëbashku me një tjetër amtarë të Lidhjes, Arjeta Previzi .
Pas përshëndetjeve dhe mirëseardhjes nga ana jonë, aktiviteti filloj nën melodinë e muzikës shqiptare ku nxënësit e shkollës "Mësonjtorja" Brescia, të stolisura me kostume popullor, në kujdesin e shoqatës "Komuniteti Shqiptar në Itali" përformuan vallet tona.
Një sallë e tejmbushur, me artistë Shqiptar dhe Italian, përfaqësues të autoriteteve vendore si kryetari dhe asesorë të komunës pritëse Calcinato si dhe asesorja e kulturës së rajonit të Lombardisë, një surprizë e bukur kjo, gjithashtu përfaqësit e trupit diplomatik të Republikës së Kosovës të akredituar në Milano me kryekonsullin z. Diamant Kastrati si dhe Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Milano, përfaqësuar prej oficeres së diasporës znj. Luljeta Cobanaj , të cilëve i’u dha fjala e rastit ku shprehën mendimet, emocionet dhe falënderimet për aktivitete të tilla në mbështetje të komunitetit, të gjuhës amë, artit dhe kulturës sonë, për më tepër autoritet Rajonal të Lombardisë të cilët veçmas shprehën mahnitjen e tyre si dhe gatishmërinë institucionale për bashkëpunim dhe mbështetje logjistike dhe financiare për aktivitetet e radhës së Lidhjes sonë.
Menjëherë më pas filloj debutimi i konkurruesve në interpretimin e poezive në gjuhën e Nënës me autorët tanë Kombëtar, nën mbikëqyrjen e mprehtë të komisionit të vlerësimit përbërë nga profesorët e gjuhës dhe letërsisë, njëherësh dhe anëtar dhe këshilltar të Lidhjes, z. Ndue Shabaku, znj. Fabiola Sali dhe kryetar i komisionit z. Myftar Gjonbalaj .
Cicërimat në gjuhën shqipe elektrizuan sallën e tejmbushur, dhe publiku italian i bashkohej pa ekuivok atij shqiptar, një atmosferë e magjishme.
Pas mbarimit të interpretimit të nxënësve të shkollave shqipe ‘Shoqata Shqiponja Regio Emilja' ‘ Mesonjtorja ‘ e shoqatës ‘Komunita Albanese in Italia’ Breshia, shoqatës ‘ Aquila Valcamonica-Sebino’ shoqatës “Alba Clacinato" nxënësit e shkollë “Gjergj Fishta" Trentino, filloj dhe njëherë melodia e valles popullore interpretuar prej nxënësve të shkollës “Mësonjtorja"
Shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi i mirënjohur , letrari i mbi gjashtëdhjetë titujve në përkthim, autor i disa romaneve të botuar e ribotuar disa herë dhe i vlerësuar me disa çmime kombëtar e ndërkombëtar, më i fundit Çmimi kombëtar “Gjergj Fishta “ z. Durim Taci në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për ftesën dhe dëshirën për t'u anëtarësuar ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptar ne Itali e cila u pranua menjëherë.
Fillon faza e dytë e aktivitetit “Fjalët e Shpirtit “ ku nisin interpretimet e autorëve të cilët kishin depozituar poezitë e tyre ditë më parë pranë komisionit, autor të Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptar ne Itali, autor Shqiptar jashtë Lidhjes si dhe autor italian me poezi të përkthyera ne shqip nga e palodhura tesorierja jonë, poete dhe përkthyese e talentuar, znj. Valbona Jakova.
Në momentin e tërheqjes së komisionit për rivlerësimet e të dyja kategorive, për formojë instrumentisti me çifteli, pjesëmarrës në festivalet e Gjirokastrës, si dhe valle popullore ku së bashku me grupin e valleve kërcyem dhe u dëfryem shqiptarisht pjesëmarrës nga salla në tribun e në sallë.
Kategoria e interpretuesve:
Çmimin e publikut, financuar nga familja Shabaku, Ndue e Marjana mësues e letrar të apasionuar, nxënësja e shkollës së shoqatës Shqiponja Regio Emilja, Asteriana Sela.
Çmimi i tretë: Erica Kosta, shkolla “Mesonjtorja Brescia”
Çmimi i tretë: Liza Vukaj shkolla “Gjergj Fishta “ Trentino
Çmimi i tretë: Serena Kodra shkolla “Shqiponja Valcamonica “
Çmimi i dytë Sara Yzeiraj, Shkolla “Mesonjtorja Brescia”
Çmimi i dytë: Giulio Nikolli, shkolla “ Shtatë Marsi”
Çmimi i parë: Marjel Vila, Shoqata “Shqiponja Regio Emilja”
Kategori II për autor
Çmimi i tretë: Daniela Dante poezia “Bora e Bardhë"
Çmimi tretë : Mimoza Leskaj poezia “Ditë e Nxehtë"
Çmimi i dytë: Tonin Nikolli poezia “ Nuk e Di"
Çmimi i dytë : Trendafile Trandafile Molla poezia “Si Paganini Botën tunde”
Çmimi i parë: Fatmir Gjata poezia “Nëse"
Pas dhënies së çmimeve dhe fiksimit të kohës nëpërmjet aparateve fotografik, u përshëndetëm përzemërsisht duke u zotuar për zhvillimin e aktiviteteve edhe më vlera, të bukura e gjithëpërfshirëse për konservimin e Gjuhës amë, prezantimin dhe lëvrimin e artit kulturës por dhe dëfrimin e komunitetit tonë, për integrimin në shoqërinë ku jetojmë, me vlerat më të larta të Kombit!