Ekselenca Femërore - Çmimi Ndërkombëtar "DivinaMente Donna"

Salla e mrekullueshëme me afresket e çmuara artistike të Federico Zuccarit, ishte mbushur plot me praninë e pjesëmarrësve dhe marrësve të Çmimit të Ekselencës dhe Çmimit Letrar, me figura prestigjoze të ftuarish nga Italia dhe vende të huaja të botës për këtë event të veçantë, motivet e të cilit u shprehën në përshëndetjen e Presidentes së VerbumlandiArt, Dr. Regina Resta, Presidentes së Nderit të Çmimit Marisa Manzini, Zv. Prokurore e Përgjithshme në Katanzaro, e cila dërgoi një videomesazh. Ceremonia u drejtua me profesionalizëm të lartë nga gazetari i kanaleve televizive të Rait Pino Nazio. Ceremonia vazhdoi me përshëndetjet e parlamentarëve të pranishëm, Senatorit Manfredi Potenti, Senatores Tilde Minasi dhe Deputetes Laura Ravetto.
Në fjalimin e saj, Dr. Regina Resta, Presidente e VerbumlandiArt, themeluese e projektit Divinamente Donna si dhe Presidente e Çmimit, falenderoi Komitetin e Jurisë, të përbërë nga: Graziano Perria, ish-Drejtor i Parë i Policisë së Shtetit (President për marrëdhëniet institucionale); Hafez Haidar, profesor i Letërsisë Arabe, shkrimtar dhe përkthyes, kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe Letërsi (President Përfaqësues për Kulturën); Maria Pia Turiello, kriminologe mjeko-ligjore (Presidente e Komitetit Shkencor); ish- deputetja Mirella Cristina, avokate, kumbara e çmimit); Goffredo Palmerini, gazetar dhe shkrimtar (President i Jurisë); anëtarët e Jurisë: Angela Kosta, poete, përkthyese, shkrimtare, publiciste; Eugenio Bisceglia, avokat; Francesco Nigri, themelues & CEO iBusiness Srls, poet; Hebe Muñoz, poete, shkrimtare, përkthyese; Maria Cristina Pensovecchio, poete dhe shkrimtare; Mirjana Dobrilla, autore, përkthyese; Roberta Vitelli, psikologe dhe psikoterapiste; Rosella Murano, mësuese, shkrimtare, poete; Stefania Romito, gazetare, shkrimtare, poete, Senatorin Manfredi Potenti për vëmendjen që i kushton Konkursit dhe çështjeve që trajton, si dhe parlamentarët e pranishëm dhe sponsorin kryesor RIABIZ & PARTNERS, artistin Tommaso Filier për krijimin e veprave të mrekullueshme në dhënien e këtyre Çmimeve prestigjoze.
Drejtimi i ceremonisë u kurua nga Pino Nazio i cili, duke thirrur personalitetet e vlerësuar, ilustroi herë pas here arsyet e Çmimit. Mes të ftuarve të pranishëm në sallë ishte edhe Ambasadori Gaetano Cortese, autor i 34 vëllimeve të çmuara të cilat dokumentojnë mrekullitë artistike dhe arkitektonike të misioneve diplomatike të Italisë në botë, redaktor i Serisë speciale për botuesin Carlo Colombo në Romë. Fotografitë zyrtare të ceremonisë së dhënies së çmimit u bënë nga profesionist i njohur në artin e fotografisë Mario Giannini.
- ALESSANDRA NIGRO, Prefekte e qytetit të Nuoros, për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të Shtetit, përkushtimin e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe qasjen e vazhdueshme me komunitetet që ajo përfaqëson me autoritet dhe ndjeshmëri.
- TERESA REGGIO, magjistrate e ngarkuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të CSM-së, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në drejtësinë italiane, mbrojtjen e parimeve kushtetuese dhe angazhimin e saj të palodhur në mbrojtjen e të drejtave themelore.
- PAOLA INVERARDI, Rektore e Institutit Shkencor në Gran Sasso, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në përparimin shkencor, inovacionin akademik dhe rritjen e rolit të grave në kërkimin dhe arsimin e lartë.
- INCORONATA BOCCIA, Zv. Drejtore e kanalit televiziv TG1, për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në gazetari, aftësinë e saj për të treguar realitetin si dhe kontributin e saj për mbrojtjen e lirisë së informacionit.
- MARIAGRAZIA CALANDRONE, shkrimtare, poete dhe intelektuale me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, për kontributin e saj në letërsinë italiane dhe për aftësinë e saj për t'i dhënë zë, nëpërmjet fjalëve, emocioneve, historive të harruara dhe temave të rëndësishme të kohës sonë.
- VALERIA MORELLI, CEO menaxhere e Private Engineering Company Italia, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e inxhinierisë dhe inovacionit, vizionin e saj të gjerë si sipërmarrëse dhe aftësinë e saj për të udhëhequr një sektor strategjik për zhvillimin teknologjik të vendit me përsosmëri dhe vendosmëri.
- FRANCESCA QUAIA, sipërmarrëse e talentuar dhe pamor, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në botën e biznesit, aftësinë e saj për të inovuar dhe krijuar vlera, si dhe angazhimin e saj për të promovuar një lidership të fortë dhe frymëzuese femërore.
- ELISA DI FRANCISCA, kampione e medaljes olimpike në skermë, për talentin, vendosmërinë dhe angazhimin e saj për promovimin e vlerave të sportit si një mjet për rritjen personale dhe sociale.
- MARIELA MAGALLANES, anëtare e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe ambasadore për Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë dhe për guximin me të cilin luftoi për drejtësinë dhe dinjitetin e popullit dhe grave venezueliane.
ÇMIMI SPECIAL I EKSELENCËS DIVINAMENTE DONNA 2025
LORENA BIANCHETTI, gazetare në Rai.
Çmimi Special i Ekselencës Divinamente Donna 2025 i jepet me vlerësim të madh gazetares Lorena Bianchetti, për profesionalizmin dhe ndjeshmërinë e jashtëzakonshme, për kontributin e saj të vyer në botën e informacionit dhe komunikimit. Prej vitesh, figurë autoritare dhe e njohur e gazetarisë televizive, Lorena Bianchetti ka qenë në gjendje të kombinojë kompetencën, pasionin dhe etikën e duhur në përhapjen e çështjeve me rëndësi të madhe sociale dhe kulturore.
- MICAELA PIREDDA - Zv. Prokurore (Romë), për angazhimin e saj të palodhur në mbrojtjen e drejtësisë dhe ligjshmërisë.
- ANNA MANNA, poete, shkrimtare për kontributin e saj të pashoq në letërsi dhe kulturë. Nëpërmjet fjalës së saj poetike dhe narrative, Anna Manna ka mundur të prekë telat në thellësi të shpirtit njerëzor, duke u transmetuar lexuesve emocione autentike dhe reflektime të thella mbi: jetën, dashurinë dhe shoqërinë.
- MARINA CORAZZIARI, stiliste mode, dizajnere bizhuterish, sipërmarrëse e talentuar, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art, modë dhe dizajn. Me krijimtarinë e saj të pakufishme dhe shpirtin e saj novator, Marina Corazziari ka mundur ta transformojë xhevahirin në një vepër arti, duke kombinuar traditën dhe modernitetin, rafinimin dhe shprehinë.
- IRMA TESTA, boksiere e talentuar me vendosmëri të jashtëzakonshme, e para italiane që fiton medaljen olimpike në boks, me medaljen e bronzit në Lojërat Tokyo 2020. Me forcën, disiplinën dhe pasionin e saj, Irma Testa ka mundur të thyejë barrierat dhe paragjykimet, duke u afirmuar si simbol i guximit dhe elasticitetit.
- NATALIE BISSO (Rusi) - poete, shkrimtare, eseiste, romanciere, këngëtare dhe kompozitore për talentin e saj të madh shumëplanësh që shkon midis poezisë, narrativës dhe muzikës, duke kontribuar me pasion dhe ndjeshmëri në përhapjen e kulturës dhe artit.
- GORDANA SARIC (Mali i Zi) - poete, Ambasadore e Paqes për ndjeshmërinë e saj të jashtëzakonshme poetike dhe angazhimin e saj të palodhur në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve. Poete e talentuar dhe ambasadore e paqes, Gordana Sariç ka qenë në gjendje ta transformojë fjalën në një instrument harmonie dhe mirëkuptimi, duke përhapur mesazhe shprese, uniteti dhe solidariteti.
- MAJA HERMAN SEKULIĆ (Serbi) - poete, Ambasadore e Paqes, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në letërsi dhe nxitjen e paqes nëpërmjet fuqisë së fjalës. Si ambasadore e paqes, Maja Herman Sekulić ka mundur ta transformojë poezinë në një instrument dialogu, mirëkuptimi dhe bashkimi mes popujve.
ÇMIMET E EKSELENCËS PËR AUTORË TË HUAJ
- SUELA BOÇI - Shqipëri me librin: Optika Ndaj Cënimit të të Drejtave të Nxënësve. Autoriale Suela Boçi ka synuar të tregojë thelbin e këtij studimi, të kombinuar në cilësi dhe sasi dhe, si të tillë, të rrëfej natyrën e dhunës ndaj nxënësve në shkollë, me: forma, arsye, pasoja, përpjekje, intensitet, qëndrime, alternativa ndaj dhunës kundrejt tyre, duke theksuar tendencën si fenomen për të mos shprehur dhunë të parezistueshme edhe kur ajo është e dukshme.
NDUE DRAGUSHA - Shqipëri me prozën: "Dashuria e një Gruaje". Me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha "pikturon" në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qënien e saj aq të brishtë por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla.
- GLADYS SOLANGE MENDIA - (Venezuela)
"APUNTES DE OBSIDIANA" (Antologji personale) për promovim.
ÇMIME TË VEÇANTA TË EKSELENCËS NË FUSHAT SHOQËRORE
- ANDREINA MORETTI, autore, poete, shkrimtare, regjisore, Presidente e shoqatës "Il guscio", për kontributin e saj në fushën e letërsisë, poezisë dhe arteve, gjë që e ka bërë atë një figurë referimi në panoramën kulturore italiane.
- BARBARA GAI, Presidente e shoqatës jofitimprurëse "Marco Manzao" për angazhimin e palodhur në punën sociale dhe për përkushtimin e saj në promovimin e vlerave të solidaritetit dhe mbështetjes nëpërmjet shoqatës jofitimprurëse ''Marco Manzao''.
- RAFFAELE FRIGO pronare e Qendrës AKOS DENTAL CARE për ekselencë dhe profesionalizëm në sektorin stamatologjik, lidhur ngushtë me angazhim të vazhdueshëm për inovacionin dhe përkujdesin ndaj pacientëve.
ÇMIME SPECIALE TË EKSELENCËS PËR LIBRAT
- MARTA TARANTINO për librin: "Burra të rinj. Të rimendosh maskilizmin në botën arabe" botuar nga Shtëpia Botuese "Astarte Edizioni", për origjinalitetin dhe vlerën e kontributit të saj në reflektimin mbi transformimet e identiteteve gjinore në botën arabe, duke analizuar me rigorozitet dhe ndjeshmëri, mënyrën se si burrat dhe aktivistët po ripërcaktojnë maskilizmin përtej modeleve tradicionale patriarkale.
- VALENTINA MEOLA, për aftësinë e saj të jashtëzakonshme narrative, e cila përmes veprave "Një e diel e veçantë" dhe "Të pavdekshmit" të botuara nga Aletti Editore, ka mundur t'i emocionojë dhe t'i përfshijë lexuesit me histori të thella dhe autentike.
- VINICIO LEONETTI me romanin "Heroinat", për aftësinë e tij të jashtëzakonshme narrative me të cilën u jep zë grave, duke treguar forcën, guximin dhe elasticitetin e tyre në një botë shpesh jo miqësore.
- EMILIA GALANTE, Drejtoreshë shkolle
- MARILISA PALAZZONE, pedagoge për vëmendjen e Shkollës ndaj çështjeve gjinore dhe angazhimin kundër bullizmit dhe dhunës ndaj grave.
Shkrimtarja, poetja, përkthyesja dhe anëtarja e jurisë, Angela Kosta, i përshëndeti pjesëmarrësit duke falenderuar Presidenten Regina Resta dhe organizatorët e duke theksuar lidhjen e thellë mes Shqipërisë dhe Italisë në nivel kulturor, artistik, letrar dhe historik. Gjithashtu ajo foli për figurën e gruas në ditët e sotme, e cila punon, aktivizohet dhe kontribuon në shumë fusha.
(Nga: Angela Kosta)