Reshat Sahitaj - Komunikatë për media

Reshat Sahitaj - Komunikatë për media
KOMUNIKATË PËR MEDIE
NË PARIS DOLI NGA SHTYPI LIBRI “LA POESIE CONTEMPORAINE ALBANAISE “
ME 75 POETË E POETESHA SHQIPTARE
 
Gazeta prestigjioze “Le Parisien” shkruan në superlativ për librin « La poesie contemporaine albanaise »  e posa botuar nga SH. Botuese « L’Harmattan » në Paris
 
“Poezia Bashkëkohore Shqiptare” doli nga shtypi më 29 shkurt 2024, e që vetëm dy ditë më vonë për ketë vepër do të shkruajë e përditshmja prestigjioze franceze  “Le Parisien »  më një vështrim të shkurtër të gazetares F. Guemiah e cila përveç tjerash shkruan : «Kjo antologji e poezisë shqipe bashkon shkrimet e shtatëdhjetë e pesë autorëve, secili me një ton origjinal dhe të sinqertë, një përzgjedhje e cila ngjall interes të madh për zbulimin, leximin dhe rileximin e këtyre poezive. Temat kryesore poetike trajtohen, ndërsa eksplorohen tema të reja, si gjendja e grave apo reflektimi për të ardhmen. Poetët shqiptarë bëjnë thirrje për ndërgjegjësim përballë demonëve të kohës sonë, duke i mbushur poezitë e tyre me intuitë origjinale ku vargjet marrin frymë me ritme dhe ndjeshmëri moderne.
Një antologji e jashtëzakonshme që dëshmon gjallërinë dhe shkëlqimin e krijimit poetik bashkëkohor shqiptar. (Le Parisein 2 mars 2024). 

E VEÇANTA E KËSAJ VEPRE
«La poesie contemporaine albanaise»   ose në shqip  Poezia Bashkëkohore Shqiptare, veçohet nga veprat tjera të këtij lloj për nga : a) i kemi dhënë hapësirë për botim  më shumë krijuesve  të gjeneratës së re, që ende nuk janë emra të njohur ; b) nuk janë lënë anash poetët e gjeneratës së moshuar si Agim Gjakova etj c) janë përfshirë krijuesit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora qe nga SHBA e deri ne Greqi
Përfshirja më shumicë e gjeneratës se re, ka për qëllim që talenti i tyre të shpërthejë edhe jashtë kufijve shqiptare. Më kalimin e kohës, pa asnjë dyshim disa nga këta emra tani të botuar, një ditë do të krijojnë emra në letërsinë shqiptare dhe evropiane.
Në të njëjtën kohë lexuesit francez , përmes kësaj vepre , ne i kemi ofruar edhe vargjet e bukura  artistike  të krijuesve të moshës se vjetër siç nënvizohet edhe në parathënie : «    Poetët e gjeneratës së vjetër kanë krijuar në kohën e diktaturës dhe janë dalluar me guximin e tyre duke shkruar kundër sistemit shtypës…. Tek poetët e gjeneratës së parë gjejmë në plan të parë shkrime të luftës, të rezistencës për liri, ndërsa tek gjenerata e re, vërejmë dashurinë,  por gjithashtu admirimin dhe besnikërinë rreth gjeneratave të moçme, për  luftën e tyre me ndihmën e së cilës sot ekziston liria dhe shpresa në të ardhmen. ( Nicole Barriere& R.Sahitaj)
« La poesie contemporaine albanaise »  , do të promovohet më 21 mars 2024 në ora 18.00, me  rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë » , në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Paris.
 
Me respekt
Reshat Sahitaj
Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shiptarë
Tel: 044 111 430