POEZI NGA PETER THABIT JONES - UELLS
Peter Thabit Jones ka lindur në Uells dhe është rritur nga gjyshërit e tij dhe nëna.
Ai është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, disa prej të cilëve janë ribotuar, dhe katër janë botuar në Rumani. Veprat e tij janë përkthyer në mbi njëzet gjuhë.
Në mars të vitit 2008, botuesi amerikan i Peter-it, Stanley H. Barkan, organizoi një turne gjashtë-javor leximesh poezie për të dhe për vajzën e Dylan Thomas, Aeronwy. Ata mbajtën lexim dhe punime nga New Yorku në Kaliforni, në shumë universitete dhe hapësira prestigjioze arti.
Peter është gjithashtu bashkëautor, së bashku me Aeronwyn, i “Dylan Thomas Walking Tour of Greenwich Village”, i referuar në Encyclopedia of New York City (Botimi i Dytë).
Në vitin 2006, ai u ftua nga Shoqata e Shkrimtarëve Serbë për të marrë pjesë në Takimin e 43-të Ndërkombëtar të Shkrimtarëve në Beograd. Në vitet 2008 dhe 2009, Peter vizitoi Rumainë si poet i ftuar, ku mbajti lexime dhe punime poezie në kolegje dhe universitete.
Ai ka qëndruar në Big Sur, Kaliforni, në verën e vitit 2010 si shkrimtar rezident, dhe është kthyer çdo verë nga 2011 deri në 2025.
Peter ka marrë pjesë në shumë festivale dhe konferenca në Amerikë dhe Evropë, përfshirë World Affairs Conference në Kolorado, 2009; konference të NEMLA (Boston 2013, Pennsylvania 2014, Toronto 2015); dhe Massachusetts Poetry Festival. Ai gjithashtu organizoi një projekt me studentë amerikanë dhe Dylan Thomas në Uells me Knox College (2010), një Festival Ndërkombëtar Poezie (2011) dhe një Festival Drame (2012) në Teatrin Dylan Thomas, Swansea. Këto dy ngjarje ishin pjesë e bashkëpunimit me "Cross-Cultural Communications", New York.
Në vitin 2014, mori pjesë në ngjarje të ndryshme të DT100 (qindvjetorit të lindjes së Dylan Thomas) në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë. U lançuan libri dhe aplikacioni smartphone “Dylan Thomas Walking Tour of Greenwich Village”, i promovuar nga atëherë Kryeministri i Uellsit, Carwyn Jones, së bashku me Peter-in dhe mbesën e Dylan, Hannah Ellis. Peter ishte gjithashtu bashkë-organizator i një konkursi shumëgjuhësh / letërsi, në nder të Dylan Thomas-it dhe organizator i një “Traili” me citate të tij në National Waterfront Museum, Swansea. Drama e tij e shkurtër, The Poet, the Hunchback, and the Boy, e bazuar në poezinë "The hunchback in the park" të Dylan Thomas, është në dispozicion si DVD. Ajo ishte pjesë e ceremonisë së qindvjetorit në Teatrin Dylan Thomas në Swansea, dhe u performua nga aktorë të teatrit në National Waterfront Museum, Swansea, dhe në Welsh Centre në Londër në maj 2013. Peter është themelues dhe redaktor i revistës "The Seventh Quarry Swansea Poetry Magazine", e cila boton poezi, përkthime, intervista dhe artikuj nga e gjithë bota, si dhe i Shtëpisë Botuese "The Seventh Quarry Press, që publikon libra ndërkombëtarë poezie, proze dhe arti. Poezia e tij "Kilvey Hill" u përfshi në një dritare me xham të ngjyrosur në "Saint Thomas Community School" në Swansea në vitin 2007.
Në prill 2014, ai u pranua në shoqatën "Phi Sigma Iota" në "Salem State University", Massachusetts, për kontributin e tij në letërsi dhe përkthime letrare.
Peter është fitues i Çmimit Eric Gregory për Poezi (Shoqata e Autorëve, Londër), Çmimit të Shoqatës së Autorëve, Çmimit të Fondit Mbretëror për Letërsinë (Londër) si dhe "Çmimi nga Këshilli i Arteve i Uellsit".
Ka fituar edhe shumë konkurse poetike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2016, ai u nderua me "Çmimin Ted Slade për Shërbim ndaj Poezisë" nga "The Poetry Kit" (MB), "Çmimin Shabdaguchha për Poezi" (SHBA, 2017) dhe "Medaljen Evropiane “Homer” për Art dhe Poezi" (2017). Poezia e tij “Lament for Soldiers of the First World War” është pjesë e filmit Bells on the Western Front" të regjisorit Franco DeMarco (Holly Tree Productions). Filmi ka fituar çmime ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Parë në "Wales International Film Festival" (2017) dhe "Filmin më të Mirë Artistik" nga "Eastern Europe Film Festival" (2022). Poezia u përfshi gjithashtu në broshurën zyrtare për zbardhjen e një skulpture përkujtimore për ushtarët e Eastside Swansea gjatë Luftës së Parë, pranë urës Tawe në Swansea. Libreti i tij për operën e dhomës “Ermesinde’s Long Walk”, me muzikë nga Albena Petrovic Vratchanska, pati premierën në "Filharmonia Luksemburg" në 2017. Libreti për orkestër të plotë, “Love and Jealousy”, me Svetla Georgieva, u shfaq për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operës, Stara Zagora, Bullgari në maj 2018. “Ermesinde’s Long Walk” u shfaq sërish në Stara Zagora (dhjetor 2018), në Spaziomusica Project në Cagliari - Itali (2023) dhe në Sofia Music Weeks në qershor 2025. “Love and Jealousy” pati premierën në Théâtre National du Luxembourg në dhjetor 2019.
Seksioni “The Silence Between Us” nga Love and Jealousy, i luajtur në Chamber Hall, Bullgari në qershor 2021, fitoi çmimin “Eternal Music 2021” nga kanali bullgar Вечната Muzika dhe “Ngjarja e Vitit 2021” në TV Kombëtar Bullgar. U performua edhe në Foyer Européen, Luksemburg, janar 2025.
Opera e tij e fundit “World of Dreams”, me libret të Peter-it dhe muzikë të Albenës, debutoi në Opera Kombëtare dhe Baleti i Sofjes, Bullgari, qershor 2023. Ai përmendet në librin My Opera World, për operat e Albenës, (Loctanphare Editions, Francë, 2023). Dy tekste këngësh të tij gjenden në CD-në e Albanës “Sanctuary / Melodies for Voice and Piano” (Naxos Records 2024).
FËMIJË LUFTE
Tashmë ka njëqind vjeç.
Vetëm nëntë vjeç, sytë e tij mbyten ngadalë
në lotët e tij të papritur,
ndërsa gishtërinjtë ngjyrë kafe
dridhen nën plagët e buzëve të tij.
Mendimet e tij ecin mes kujtimeve
të pluhurosura të shkatërrimit,
rënies së bombave
ndërtesës ku prindërit e tij, tre vëllezërit
dhe dy motrat u vranë.
Është i vetëm në botë...
Vetëm me tmerret e tij.
Bagazhi i tij i vogël i përvojave,
tashmë përplot është.
Reporteri dhe kameramani perëndimor
në hotelin e tyre do të kthehen,
dhe bashkë do të thurin
një histori tjetër lufte,
ndërsa djali do të endet
nëpër qytetin e tij të shkatërruar,
ku tmerri është plot me tmerr,
ku avionët gërvishtin
qiellin e natës dhe mëngjeseve hapen.
Tund kokën e zezë, pa fjalë është,
teksa sytë e tij shikimin ngulisin
në mishin e të ashtuquajturës qytetërim
në kockat e përlyera dhe të përgjakura
të realitetit...
(Publikuar në "GARDEN OF CLOUDS / NEW AND SELECTED POEMS", 2020)
GURËT
Gurët afrohen natyrshëm,
si një familje krijesash të përgjumura,
më të mëdhenjtë mirëpresin më të vegjlit,
për të krijuar një koloni qëndrese.
Shplodhen në shekuj në palëvizshmëri absolute,
të rëndë janë, si elefantë mbi barin e harlisur.
Ngjyrat e tyre diellin e pasdites shfrytëzojnë
janë të ngrohtë, si paninet e sapopjekura.
Secili mishëron vdekjen e vet personale,
janë kujtime të shtruar nga deti,
janë gjuha e fortë e punës:
secili gërryer nga koha
deri sa bëhet imazh i përsosur.
Prehen, të pafajshëm nga historia e tyre,
si një ekspozitë gri, të kafkave pa tipare.
Kanë shijuar djersën tonë dhe thithur gjakun tonë.
Ngrihen dhe bien, simbole të ndërgjegjes njerëzore.
Qëndrueshmëria e tyre heshtjen e tyre ka gdhendur,
lënë të kuptojnë se shpirtrat e tyre, planete të tjera ndotin.
Janë magnete për mendimet tona primitive,
janë parzmore e të vërtetave që na tejkalojnë.
Krijojnë tmerret tona të ndërtuara në botën e përtejme,
mund të na shpien në akte adhurimi.
(Botuar në POET TO POET - 1 - PËRTEJ UJËRAVE - SWANSEA NË SAG HARBOR nga Peter Thabit Jones dhe Vince Clemente, 2008)
MASAKRA E TË PAFAJSHMËVE
(1630-2) një pikturë nga Nicolas Poussin, e ruajtur në Musée Candé, Chantilly)
Është këmba mbi fytin e fëmijës
Që godet me të vërtetë në shenjë,
Arrin prindin e çdo fëmije.
Dhe shpata mizore, ngritur
Për të prerë kokën e pastër,
Fytyrën e zbehtë si dëbora.
Oh, fytyra e dëshpëruar e nënës së gjunjëzuar,
E tronditur nga frika,
Duke u lutur dhe duke luftuar, oh...
Duke qarë heshturazi përgjithmonë
Në momentet e çmendurisë së një burri,
Vrasjen e akullt
Të pafajësisë.
Një dorë mashkulli
flokët e saj me dhunë kap,
Ndërhyrjen e dashurisë pengon,
Terrorin e një ushtari,
I urdhëruar nga Herodi të vrasë,
Shpresën e pafuqishme të së ardhmes
Në frenezinë lakmitare, të përgjakur.
(Botuar në JOURNEYS, AN ANTHOLOGY OF WORLD POETRY, Sud Africa, 2009)
Përgatiti për botim Angela Kosta