Nerminete Demiri (Cikël poezish)

Nerminete Demiri (Cikël poezish)
Cikël poetik
 
DHIMBJA REDNON
 
Ruaj plagët e dinjitetshme
Vuajtjet
kanë për t’na kapluar
mot e përmot i përjetuam...
 
Jeta qenka sfidë
një ditë të buzëqeshë
ajo të mëson!
 
JETË E DHIMBJE
 
Dhimbjet e malli
udhëtojnë në çdo kohë
nëpër shtigjet e jetës
 
Arritjet në jetë
me përjetim dhimbjeje
ndalojnë tik-taket e orës
 
Jeta
Ah jeta ulëritka
me zërin e zemërgjerësisë
 
Jeta
Jetë e dhimbje!
 
DHOMA ERRËSIRË
 
Errësirë e hije me janë pas
dhoma errësirë
e goditë shpirtin që loton
 
Bota plot tregime
len gjurmë me dorëshkrime
dhoma errësirës më përlotë
 
Kujtoja kujtimet
shtigjeve të humbura
tani përtërihen në lumturi!
 
Dhoma e errësirës
më majti peng përgjithnjë!