VARGJET E POETIT BENGALEZ MANIK CHAKRABORTY NË GJUHËN SHQIPE
Manik Chakraborty - Bangladesh
Manik Chakraborty ka lindur më 1 shkurt të vitit 1966 në Munsir Hat North Sripur, Feni - Bangladesh e aktualisht banon në Fatullah e Narayanganj.
Poeti Manik Chakraborty, është njeri me natyrë të thjeshtë, i zhvilluar mirë intelektualisht në krijimet unike të letërsisë Bengali. Vargëzimet e lira të rimave të shkruara nga Manik Chakraborty kanë të bëjnë me mendimet dhe ndjenjat e njerëzve, shpresat dhe dëshirat, ndjenjat e gëzimit dhe dhimbjes. Manik e adhuron kulturën dhe letërsinë e pastër; aktualisht është i punësuar në bankë, por pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalon si shkrimtar dhe organizator letrar. Ai është gjithmonë i pranishëm në takimet e poetëve të rinj, të vjetër e të famshëm të vendit për të fituar njohuri në aktivitetet organizative. Manik Chakraborty ka botuar: "Rryma e Kompozitorit të kohës" dhe "Pasqyra" libra me rima, në të cilët lexuesit mund të ndeshen lehtësisht me çdo aspekt të kombit duke përfshirë vendin, shoqërinë, fenë dhe politikën. Manik Chakraborty e krijon poezinë e tij duke studiuar thellësinë e "imazhit" që kërkon të realizojë. Të gjitha poezitë janë botuar si vëllim poetik, i titulluar "Manik Chakrabort Chhora Samagra" nga Pratibha Publication in "Amar Ekushe Book Fair 2017". Qasja e çdo vargu me rimë në këtë libër me poezi, paraqitet me mjeshtëri nga poeti për lexuesit, me fjalorin e tij mjaft të pasur.
NUK TË PASHË
Nuk të pashë...
Sa e bukur je!
Ti je fotografia
brenda kraharorit
Nuk të pashë...
Jam i mërzitur
pamje të trishtueshme
vetëm ndesh dhe vizatoj.
Për ty sot
hëna, qiellit,
duket sikur dritë i jep.
Të bashkohemi!
Nuk të pashë...
Shiuli Bakul
Zgjidhe fjongon
nga flokët e zinj të shpupuritur
duke pritur
Ashad Shravanin
në dy sytë e pafund
veç përmbytje uji.
Përktheu Angela Kosta Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese