SHQIPTAR, ZGJOHU SHQIPTAR
Shqiptar, zgjohu shqiptar
mos humb nder as krenari
Gjithmonë luftuam të huajt,
mes vete patëm veç vëllazëri.
Shqiptar, zgjohu shqiptar
mos digj trojet as shtëpitë
Studenti ynë ka dinjitet,
se meriton rrugaqërinë.
Shqiptar, zgjohu shqiptar
dhuna s'është për mua as për ty,
ruaj mbrojtësit e tu.
Rrugën qe e niset do ju sjell robëri.
Se me vite robërinë e luftuam
Vendin e ndërtuam me demokraci,
përqafo paqen për njeri tjetrin
Kjo gjendje Shqipëria ime s'është për ty.
21.10.2026
DASHURIA MË E FORTË SE FRIKA
Ndrydhur nga harresa kolektive,
jetova me frikën brenda vetes
të brumosur në shpirt,
ditë pas dite,
e mbyllur në heshtjen time.
Po, u frikësova!
Por dashuria atërore
nuk me la hapësirë të largohem.
Dashuria për djalin,
më e madhe se frika
me mbajti në këmbë,
me nxiti për të vazhduar tutje.
Vrapova drejt tokës që digjej
zbathur, sy më sy me frikën,
por me shpirtin që nuk dorëzohet.
Të gjithë më panë,
askush dorën nuk e zgjati
drejt meje.
E sot,
ma mbyllën derën përgjithmonë.
Përgatiti për botim Angela Kosta