Komunikatë për media

Komunikatë për media
FESTIVALI FOLKLORIM MBARËKOMBËTAR “ZANI I KOMBIT” KOMORAN
KOMUNIKATË PËR MEDIA
 
-Para më shumë së dy muaj filluam përgatitjet për Edicionin e -IX-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit”, i cili që nga viti 2015 mbahej në Komoran, në oborrin e shkollës “Xheladin Gashi”.
-Ashtu sikurse viteve tjera, kemi qenë në pajtueshmëri me drejtorinë e shkollës dhe atë komunale për mbajtjen e lëtij Festivali që i bashkonë të gjithë artëdashësit nga e gjithë hapësira shqiptare dhe mërgata, duke shpalosur vlera kulturore mbarëshqiptare.
-Por, këtë vitë ndodhi e kundërta, me ose pa qëllim na doli pengesa nga partitë politike, pikërisht, kur të gjitha përgatitjet i kemi përfunduar, si ato materiale të shtypura dhe ftesat e Ansambleve, Shoqërive kulturore e grupeve folklorike, me datën e fillimit më 20 shtator 2025, caktimi i orës së fillimit e vendi i caktuar në Komoran, na njoftuan se ky termin është i rezervuar nga një parti politike që shpalos programin e saj para qytetarëve.
-Kjo për ne dhe njerëzit e kulturës është e papranueshme, është më shumë se cenim i të drejtës për vlera kulturore, kjo i bie: “...largohuni nga kultura, ejani e na votoni ne!”, por ne i votojmë ata që e vlerësojnë artin dhe kulturën, ata që i ruajnë vlerat kulturore kombëtare!
-Tani në pamundësi dhe pafuqi që të shtyhemi me ta, jemi të detyruar ta ndryshojmë vendin e mbajtjes së Festivalit (edhe pse data 20 dhe 21 shtator 2025 ishte e planifikuar dhe e caktuar para dy muajve) tani Festivali do të mbahet në Shtëpinë e kulturës në Drenas.

-Pra, parakalimi i pjesëmarrësve, ora e fillimit, mbrëmjet konkurruese e tjerat mbesin ashtu siç e kemi lajmëruar më parë, ndryshimi i vetëm është vendi – në vend të Komoranit, jemi detyruar të zhvendosim në Drenas.
Komoran - Drenas
15.09.2025
Drejtoria e Festivalit
Avdi Gashi, drejtor