Ioannis Kaiserlis (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)

Ioannis Kaiserlis  (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)
KULTURA MODERNE E ABSTRAKSIONIT ÇLIRUES SHPIRTËROR NËPËRMJET ARTIT TË ARTISTIT GREK IOANNIS KAISERLIS 
 
Ioannis është artist grek, lindur në Veria në vitin 1974 i cili aktualisht jeton në Athinë. Dëshira e tij për pikturë dhe shprehje artistike vjen nga përvoja e tij 20 - vjeçare, me dizajnin e brendshëm industrial me përmasa, dhe si biznesmen ndërtimi, ku ka projektuar shumë shtëpi moderne luksoze. Tre estetika kontribuan në eksperimentet e tij me artin. Ai ka vizituar gjithashtu një numër të konsiderueshëm muzeumesh në vende të ndryshme, të cilat rritën dëshirën dhe pasionin e tij për artin abstrakt. Ioannis admiron çdo aspekt të artit, veçanërisht pikturën dhe skulpturën. Ai është i specializuar në Ekspresionizmin Abstrakt dhe secila nga veprat e tij është një eksperimentim i vazhdueshëm me pasion dhe përkushtim.  
Arti është mjeti dhe nevoja e tij për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe lirinë që ndjen, kur krijon, diçka që është çliruese për vetveten, në shumë nivele dhe i lejon atij të lidhë abstraktin me ndjesinë. Pra, arti i tij është vetvetja në brendësinë e tij dhe secila nga veprat është pjesë e shpirtit të tij dhe e vërtetësisë së thellësisë së brendshme të tij.  

Emri i tij është Ioannis Kaiserlis, por në botën e artit ai quhet KaiZer. Nëpërmjet pikturës së përafërt bashkëkohore, ai eksploron kompleksitetin e jetës moderne, duke u përpjekur me kompozime të guximshme, ngjyra të gjalla dhe lëvizje të rrjedhshme, evidente për të krijuar një gjuhë vizuale që është po aq dinamike sa edhe ekspresive.  
Duke u frymëzuar nga një sërë burimesh, përfshirë këtu kulturën pop, artin dhe dizajnin bashkëkohor, duke qenë një dizajner i brendshëm dhe ndërtues i shtëpive luksoze në të kaluarën, Ioannis përpiqet të portretizojë natyrën eklektike dhe thelbin e kulturës moderne nëpërmjet abstraksionit, niveleve emocionalisht çliruese dhe shpirtërore. 

Shpesh, Ioannis fokusohet në eksplorimin e mundësive të ngjyrës si mjet duke eksperimentuar me teknika dhe materiale të ndryshme, duke shtyrë kështu kufijtë e fuqizimit, në brendësi të pikturës. Ai kërkon gjithashtu të kapërcejë hendekun midis traditës dhe novacionit. Ioannis dëshiron që dashamirësit e artit ta shikojnë botën në mënyra të reja dhe emocionuese, duke i sfiduar të shohin përtej sipërfaqes së gjërave dhe të eksplorojnë kompleksitetin më të thellë që ndodhet nën sipërfaqe...
 
FAQET WEB 
Facebook: KaiZer Ioannis Kaiserlis
Facebook Page: KaiZerArt
Instagram: kaizer_ioannis_kaiserlis  
 
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese