Anna Keiko (Përktheu Angela Kosta)

Anna Keiko (Përktheu Angela Kosta)
ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E POETES DHE PIKTORES KINEZE ANNA KEIKO 
 
Anna Keiko është poete, shkrimtare dhe artiste ndërkombëtare me seli në Shangai. Është Presidente themeluese dhe kryeredaktore e Shoqatës ACC në Shanghai "Huifeng International Literary Society", promovuese botërore e poezisë, Ambasadore ndërkombëtare e paqes, fituese e çmimit për kontribut të shkëlqyer.

Anna ka botuar 12 libra me poezi në shumë shtete të huaja. Poezitë e saj janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe janë botuar në më shumë se 50 vende. Shpesh është ftuar të marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare të poezisë në shumë vende të ndryshme të botës. Në vitin 2020, Anna Keiko u propozua si kandidate për çmimin Nobel.

 

SAKURËS SË BUKUR
 
Më gjeniali i piktorëve
Mbrëmë një pikturë të mrekullueshme pikturoi
Edhe të varfëritë ndalojnë ta admirojnë
Bukurinë e Prillit, kryeveprën e natyrës
Krijesën e qiellit,
Një engjëll që në tokë zbriti.
 
NJË GOTË BOSH
 
Kupa plot me ujë burimi në dukje ish
sikurse pjesë e trupit tim.
U mundova ta pija,
por kur u përpoqa,
gota ishte boshatisur.
Ku shkoi uji
në kaq pak kohë?
Thua të jetë ekzistenca
jo më tepër se një gotë uji?
Është mister, apo konfuzion?
Çfarë ndodhi?
Dje, këtu isha në të njëjtën orë
dhe gotën mbusha.
Ndoshta uji nuk do të ishte zhdukur 
këtu po të kisha qëndruar?
Mendja ime ish bllokuar në xham
Apo...?
 
TË JAP GJITHÇKA
 
Ti je qielli dhe drita ime,
Ti je sytë dhe fryma ime,
Ti je poezia e shpresës
eja, ta shkruajmë së bashku!
Të shkruajmë peripecitë, të shkruajmë dhembjen,
të shkruajmë vështirësitë dhe ëndrrat,
të shkruajmë sëmundjen që po heq.
Ti pyete:
Përse mjekët më dhanë kaq shumë ilaçe?
Si ka mundësi që është kështu jeta ime?
Edhe unë pyes.
Ia kërkoj qiellit, ia kërkoj fatit,
ua kërkoj mijëra maleve dhe lumenjve,
Ia kërkoj qiellit dhe universit.
e më pas përgjigjen dëgjova
megjithatë, nuk di 
përgjigjen me fjalë ta shkruaj...
 
*Sakura ose siç quhet ndryshe “çelja e lules së qershisë” ka një diferencë të madhe shpirtërore në krahasim me lulet ose bimët e tjera. Japonezët i konsiderojnë Sakurën si më të bukurën jo vetëm në lulëzimin e saj, por edhe në shkatërrimin e saj. Kuptimet e sakuras janë gjithashtu kontradiktore. Ato simbolizojnë jetën dhe vdekjen, bukurinë dhe dhunën. Ashtu si ardhja e pranverës premton jetën e re, edhe lulëzimi i luleve të qershisë sjell një ndjenjë gjallërie dhe jetësore. Në të njëjtën kohë, jeta e tyre e shkurtër na kujton se jeta është shkurtër.
 
Përktheu Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese