Aktivitetet e Organizatës Plus Kult (mars 2024)

Aktivitetet e Organizatës Plus Kult (mars 2024)
AKTIVITETE TË ORGANIZATËS PLUS KULT
 
Në muajin mars të këtij viti, pikërisht më datë 6.03.2024, Organizata Plus Kult në Fushë-Kosovë, për ta nderuar 7 Marsin-Ditën e mësuesit, organizoi një Manifestim kulturor, duke shprehur nderim mirënjohje për veteranët e arsimit, të cilët gjatë viteve 1990-1999, u angazhuan me gjithë qenien e tyre për ta mbajtur gjallë arsimin në Kosovën e robëruar, ku vizioni i tyre ishte i qartë dhe i hapur për fillesat e ndarjes nga Serbia. Pra, arsimi ishte ai që u pavarësuar i pari, duke mos e pranuar planprogramin e imponuar nga okupatori serb, duke punuar me planprogram të Republikës së Kosovës, pavarësisht sfidave që u dilnin para.
Manifestimin e shpalli të hapur Kryetari i Organizatës Plus Kult z. Përparim Uka, i cili kishte shprehur gjithë respektin për mësimdhënësit-veteranë të periudhës 1990-1999.
Manifestimin e kishin nderuar me pjesëmarrje shumë nga veteranët e arsimit, të cilët evokuan kujtime nga e kaluara, duke rikujtuar sfidat, mundin e shumëçka që i kishte ndodhur popullit shqiptar në Kosovë, për jetësimin e shkollës shqipe dhe për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe ish Ministri i arsimit z. Rexhep Osmani, i cili kishte shpalosur e rikujtuar shumë nga sfidat e asaj kohe që kishte përjetuar shkolla shqipe, populli dhe mësimdhënësit në kohën më të vështirë që kishte kaluar Kosova gjatë viteve 1990-1999....
Në fund, Kryetari Përparim Uka, në emër të Organizatës Plus Kult e në shenj respekti kishte ndarë Mirënjohje për Veteranët e arsimit, duke potencuar së; Mësimdhënësit e asaj kohe, ishin, janë dhe do të mbesin heronjtë e shkollës shqipe...
 
Redaksia Orfeu