PËRURIM LIBRASH
Prishtinë, 22.08.2023, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë u bë përurimi i tri veprave letrare publicistike OPINIONE 1, 2 dhe 3 të autorit Hafiz Shala. Për rëndësinë e këtyre veprave folën; Botuesi Nezir Prokshi, recensenti Agim Desku, si dhe gazetar e bashkëmendimtar të Hafizit, derisa në fund vajza e tij evakuoi kujtime, i falënderoi të pranishmit në sallë dhe u zotua se ajo e fëmijët tjerë do të mundohen ta ndjekin rrugëtimin e të atit, kurse në përmbyllje foli edhe vet autori Hafiz Shala, i cili ndër të tjera shënjoj një datë që i përkiste dy viteve, 17 shkurtin e vitit 1991, përmendi si datë jo të mirë, sepse ai vet kishte qenë i detyrueshëm të largohej nga vendlindja e tij, dhe17 shkurtin e vitit 2008, kur ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, për të cilën ai dhe bashkëmendimtarët e bashkëpunëtorët e Hafizit që i përkisnin Lobit Shqiptaro Amerikan e Ligës Shqiptaro Amerikane me në krye Jozef Diogardin, ishin angazhuar e punuar shumë, duke ngritur zërin e arsyes deri në Senatin amerikan dhe në instanca tjera të Amerikës mike. Fjalimin e tij Hafizi e përmbylli me fjalinë më kuptimplote: Sot Kosova është e lirë falë Luftës së lavdishme çlirimtare, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve e miqve ndërkombëtar, në veçanti Aleancës së NATO-së...
Orfeu.al