Për portretin e krijuesit Gjon Gjergjaj (Përgatiti Idriz Berisha)

Për portretin e krijuesit Gjon Gjergjaj (Përgatiti Idriz Berisha)
Portret krijuesi
 
GJON N. GJERGJAJ, SHKRIMTAR PËR FËMIJË
 
Gjon N. Gjergjaj është shkrimtar për fëmijë, dramaturg, prozator, mbledhës e botues i folklorit, përkushtues i vlerave muzeale.
Kullën e moçme e karakteristike e ka shndërruar në hapësirë muzeu ku ka mbledhë e i ruan një mori eksponatesh nga etnografia, Arkeologjia, numizmatika, vegla pune popullore e elemente të riteve fetare e popullore të Lugut të Drinit bardhë e më gjerë. Gjoni është edhe gdhendës i figurave në dru, skalitës mjeshtëror i figurave reale e abstrakte në dru, metal e allçi...
Në teatrin amator ka luajtur shumë role si aktor dhe në disa filma 

Gjon N. Gjergjaj, u lind më 1951 në Krushevë të vogël të Klinës. Shkollën fillore e të mesme gjimnazin e mbaroj në Klinë. Shkruan për fëmijë e të rritur në disa zhanre letrare, kryesisht në poezi e dramaturgji.
Ka botuar krijime letrare që nga fundi i viteve1960-ta e sot pa ndërpre.
Deri në 1990 punoj në Klinë në zyrën e të verbërve-zyrtar.
Ishte veprimtar I lëvizjeve kombëtare në të gjitha përjetuat nga vitet e '60-ta.
Nga vitet e 1990 është anëtar i LSHK(Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës) dhe i disa asociacioneve letrare. Bashkëpunon edhe me shumë ,asociacione jashtë Kosove(Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani etj.
Shkrimtari Gjon N. Gjergjaj është i përfshirë në disa Antologji letrare në Tiranë e Prishtinë dhe fitues i disa Çmimeve në nivel lokal e  kombëtar.
Është organizator i shumë Manifestimeve letrare e kulturore nga vitet e 70-ta e këndej.
Udhëheq KSH “Vorea Ujko" në Klinë që nga paslufta (2000).

VEPRAT E BOTUARA TË AUTORIT
 
-Lisat e Nakllit, poezi(1989,Prishtinë)
-Bukuroshja e detit, poezi
-Kroje ëndrrash trëndafili, poema e vjersha për fëmijë(1992)
-Lulja që i priu detit, poezi,(1994)
-Ninulë e blertë, poezi(1997)
-Shembje sfinksash, dramë(1997)
-Kali i shtrigash, dramë(1998)
-Përralla ka grevë urie, poezi(2000)
-Karazuzari, burleskë dramatike(2002)
-Edhe dhia don tagji, poemë satirike(2002)
-Një pelë partie, poezi satirike(2012)
-Rrugën e diellit, dallëndyshe e more, dramë 
-Kameleonët zbresin shkallëve të Parajsës, komedi(2004)
-Lepurush i gjyshit, poezi për fëmijë(2005)
-Feniks zjarresh, dramë(2005)
-Vjersha me mjaltë, poezi e poema për fëmijë(2008)
-Një motër e vogël, poezi(2012)
-Fshija lotin rrushit, poezi(2012)
-Ëndrra e dritës, dramë(2013)
-Lëngu i fikut, poezi(2013
-Rrum Zgumi  e Mbreti është i sëmurë, komedi(2014),Shkup
-Dashuria ka rrugën me dritë, poezi(2014)
-Doruntina shtigjet të pikëllimin, dramë(2014)
-Proza popullore  nga Lugu i Drinit(2015)
-Me fal është burrëri, roman për fëmijë(2016
-Bëhu diell si unë, poezi(2016)
-Liza, roman për të rritur(2017)
-Flutura e bardhë, roman për fëmijë(2017)
-Ushtua edhe një rreze, poezi(2017)
-A ma fal detin e madh,2017)
-Urime babi ditëlindjen, poezi(2017)
-Çakalli rraka bubullima rraka, poezi(2018)
-Tiri tiri naka tiri, poezi për fëmijë(2018)
-Zogjtë e zemrës, poezi(2018)
-Gonxhja qel e para(përmbledhje me poezi të shkrimtarëve dhe nxënësve nga Mitingu i poezisë për fëmijë për NËNË TEREZEN-Klinë(2020).

Për veprat e Gjon N. Gjergjaj kanë bërë analiza ,recensioni e kritika kritikët letrar:
Xhevat Syla, Astrit Bishqemi, Nebih Islami, Prend Buzhala, Xhavit Aliçkaj, Sejdi Berisha, Mexhid Mehmeti, Halil Haxhosaj, Rexhep Rifati, Gani Xhafolli, Zejnullah Halili etj.
Muzeu i Gjonit,,Agimet e Gjytetnisë" në Krushevë të vogël vizitohet e pasqyrohet shpesh nga mediumet ,televizionet etj.
Duhet cekë së Gjoni pos Muzeut ka një bibliotekë shumë të pasur e të sistemuar për çdo lakmi dhe një numër të madh skulpturash në dru, metal e teknika të ndryshme.
 
Përgatiti për botim Idriz Berisha