ANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETIT ITALIAN ORLANDO SIMIELE
Orlando Simiele është: autor, poet, shkrimtar, Doktor i diplomuar në Filologji dhe kritikë letrare, Doktor me gradë shkencore në Letërsi dhe Filozofi, Doktor në Shkencat e Komunikimit i aplikuar në gazetari si dhe Ambasador i Poetëve dhe Shkrimtarëve. Gjithashtu është Senator Akademik dhe mban titullin fisnik të Dukës.
Orlando ka lindur në Caserta të Italisë më 12 mars 1986. Ka realizuar dy antologji poetike, një në vitin 2016 me titull "Frammenti d'amore - Fragmente dashurie" dhe një tjetër në vitin 2018 "La Fonte della Vita - Burimi i Jetës" botuar nga Shtëpia Botuese "Il Saggio" (Eboli).
Orlando ka pasur gjithmonë një pasion të madh për letërsinë dhe poezinë; ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare, madje duke arritur edhe në klasifikime të larta.
PASIONET DHE DASHURITË
Dielli me lehtësi
shkëlqen
midis velave të anijeve,
ndërsa në tokë
nga ëmbëlsia
nuk ka më luftë
dhe mjalti nga hojet pikon.
Sot nuk ka më trarë,
të mjeshtëruar nga zanatçinj të zotë,
as burgje në zemër,
por pasione të shoqëruara
e gjithnjë më shumë të dashura
nga të gjitha dashuritë
që kurrë nuk harrohen
dhe që do të vazhdojnë
të mbushin e gëzojnë
jetën e ngjyrosur
të secilit prej nesh.
Përktheu Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
…………………………………………………….
ORLANDO SIMIELE
Orlando Simiele è un autore, poeta, scrittore, laureato h.c in filologia e critica letteraria, laureato h.c in lettere e filosofia, laureato h.c in scienze della comunicazione applicate al giornalismo e laureato h.c in ambasciatore di poeti e scrittori.
È anche senatore accademico, nobile duca.
È nato a Caserta il 12 marzo 1986 in Italia.
Ha realizzato due antologie poetiche, una nel 2016 dal titolo “Frammenti d’amore” e un’altra nel 2018 “La Fonte della Vita” con la casa editrice “Il Saggio” (Eboli).
Ha sempre avuto una grande passione per la letteratura e la poesia, partecipando inoltre a diversi concorsi internazionali, raggiungendo anche le più alte classifiche.
LE PASSIONI E GLI AMORI
Il sole brilla
con leggerezza
fra le vele delle navi,
mentre sulla terra
dalla dolcezza
non vi è più guerra
ed il miele stilla dai favi.
Non vi son più le travi,
oggi adottate da bravi padroni.
Ne più prigioni nei cuori,
bensì passioni accompagnate
e sempre più amate
da tutti gli amori
che mai si dimenticheranno
e che continueranno
a riempire e gioire
la colorita vita
d'ognuno di noi.
A cura di Angela Kosta Direttore Esecutivo della Rivista MIRIADE giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice, promotrice