ÇMIMI EVROPIAN I EKSELENCËS
Këto ditë është dhënë një lajmë i mirë për letërsinë dhe kulturën universale, në Itali i është ndarë Çmimi Evropian i Ekselencës "Tra le parole e l'infinito" ("Midis Fjalëve dhe Pafundësisë") znj. Iris Calif nga Izraeli.
Çmimi i Madh për Ekselencë - "Tra le parole e l'infinito", Premio alle Eccellenze Europee · Gran Premio al Merito Internazionale, znj. Iris Calif, iu dha në njohje të zërit të saj unik poetik dhe kontributit të saj në kulturë dhe dialog ndërkulturor.
Këtë lajm e bënë të ditur shumë artikuj që u botuan në Izrael, rreth kësaj arritjeje të rëndësishme dhe kuptimplote.
Znj. Iris Calif është bashkëpunëtore e rregullt e Revistës ndërkombëtare Letrare, kulturore e artistike ORFEU, si dhe portalit Orfeu.AL. Ajo këtë bashkëpunim e mbanë në formën vëllazërore e miqësore, e cila është dhe do të mbetet ura lidhëse mes popujve në mbarë botën.
Redaksia e Orfeut ju uron dhe përgëzon për Çmimin dhe arritjet tuaja.