Ildije Xhemali - NJË NGA JU

Ildije Xhemali - NJË NGA JU

Ildije Xhemali është shkrimtare dhe poete e cila ka botuar 10 libra. Aktualisht jeton në qytetin e Elbasanit. Ajo është pensioniste por shpirti i saj rinohet çdo ditë e më tepër nga vargjet që ajo thur çdo ditë.

 

NJË NGA JU

Krijesa ime nisi udhën e gjatë
Vesa e mëngjesit pastruar e larë.
Larg çdo kozmetike e pasareli
S'di  e pëlqyer, a e lënë mënjanë.

Rrezet i ftova e u dhanë dritë.
Me ëmbëlsi shpirti përpjekur t'i ngroh.
Tek çdo njeri njerëzoren pash' e shoh.
Në t'keq a t'mirë, me Ju përditë.

Shkrova shtruar, s'dhashë, mend.
Ca thinja të mia u vura kurorë
Zemrën shkëputur, vënë Ju në dorë.
Kurorë s'kërkova për timin talent.

Çlodhje  gjetshi pas ditës pun'shumë.
Antistres, në vallëzim me t'miat vargje.
Koka mos t'ju dhemb nëpër paragrafe.
Qetësim, prehje tek secili  dhënë.

Më ftuat?!Ftesës tuaj, plotësisht:"Po!"
Kur t'ua shoh në dorë librin tim
S'ka fjalë t'përshkruaj timin gëzim
Kur t'dëgjoj: "Një nga ne është KJO "

Jam Një si Ti, që agun pret në arë
Jam Një si  Ti, që rrite djalë  e vajzë
Jam Një si Ti, që gjoksin rrahur n'valë
Jam si Ti, kafshatën n'gjyer edhe n'dhallë.

Fëmijëve, që t'u hap shtegun e bardhë,
Mbi ëndrrat e mia shkelur e tharë.PËRSE