Bajram Rama - Përkujtim

Bajram Rama - Përkujtim
PËRKUJTIM
Tani ti i dashur Rrok Dedvukaj, je i ndarë nga ne vetëm fizikisht, sepse kujtimi për ty e veprimtarinë tënde do të jetojnë me ne sot e përmot. Ty do të kujtojmë e përkujtojmë përherë si njeriu që asnjëherë nuk ndaloi aktivitetin e tij, gjithnjë në të mirën e popullit shqiptarë, pra ti do të jetosh përherë për ne e me ne. Angazhimi yt, puna humane e kontributi yt i pafund ishin dhe do të mbesin shembulli më i mirë sesi duhet kombi e atdheu. Pra, i gjithë aktiviteti yt dhe i bashkëmendimtareve e bashkëveprimtarëve tu ishin përkushtim shpirtëror e human për të drejtat e popullit tonë, të cilat veprime kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit dhe në historinë e tij.

Humbja jote është një humbje e madhe për të gjithë ne që ishim e vepruam me ty, por kujtimi dhe shembulli yt do të mbesin themel e frymëzim për të ardhmen, në rrugëtimin tonë drejtë një të ardhme të ndritur e demokratike për të gjithë popujt liridashës.
-Ti i dashuri Rrok Dedvukaj, do të jesh gjithmonë me ne e pranë nesh!
-Prehu i qetë ashtu siç jetove dhe u largove nga kjo botë!  
 
Bajram Rama