Stafi i Orfeut

Stafi i Orfeut
Orfeu.AL
 
Faqja orfeu.Al dhe Revista ORFEU përbëhet nga një staf profesionistësh të jetës publike kulturore, letrare e artistike në hapësirën gjithëshqiptare. Qëllimi i kësaj dritareje është respektimi, kultivimi dhe ruajtja e vlerave të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të kulturës së avancuar në trojet shqiptare e më gjerë, në kultivimin e afirmimin e vlerave të mirëfillta në letërsi (në tri gjinitë letrare), në muzikë në të gjitha zhanret, në pikturë me të gjitha fushat e saja dhe në traditën e kultivimit të veshjes kombëtare, etimologjisë sonë kombëtare, etnografisë, historisë, shkencës etj.. Orfeu do të ofrojë edhe shumë artikuj të ndryshëm; si lajme e të arritura nga kultura, letërsia, arti, historia, shkenca, opinione etj. si dhe revistën mujore online.
 
 
Orfeu.AL është themeluar më 1 gusht 2022 në Prishtinë nga një grup intelektualësh dhe profesionistë të informatikës. Orfeu.AL, në kuadër të saj ka ideuar e nxjerrë Revistën letrare, kulturore e artistike Orfeu, e cila publikohet online në faqen e Orfeu.AL, çdo muaj. Revista Orfeu si dhe faqja Orfeu.AL nuk do të pranoi e as publikoi artikuj që kanë përmbajtje politike, gjuhë të urrejtjes, fyerje apo nxitje fetare e racore.
Stafi dhe bashkëpunëtorët:
Dibran Fylli, Lan Qyqalla, Agim Bajrami, Laurent Grison, Nikollë Loka, Bedri Tahiri, Kalosh Çeliku, Faton Aliu, Hasan Qyqalla, Fatmir Minguli, Sadik Bicaj, Ylli Mece, Jahja Lluka, Ismail Ismaili, Izet Abdyli etj.
 
P.S. Orfeu i ka dyert e hapura edhe për të gjithë krijuesit, ku me ndihmën tuaj do të zgjerohet me stafin redaktorial dhe atë menaxhues.
Këshilli Redaktues