Orfeu.AL dhe Revista Orfeu - DRITARE E HAPUR PËR TË GJITHË KRIJUESIT

Orfeu.AL dhe Revista Orfeu
DRITARE E HAPUR PËR TË GJITHË KRIJUESIT
Së shpejti numri 11 i Revistës më të shikuar letrare kulturore ORFEU, në numrin e radhës ju sjell: Editorialin, Kush e solli Kadarenë në Fushë-Kosovë. Shkrimin mjaft interesant nga Prof. Zef - Giuseppe Chiaramonte, “Meshari” i Gjon Buzukut vepër ndërmjet reformës e kundër-reformës së kishës.
Rubrikën; Me poetët tanë “Ne kujtesën tonë” mund të lexoni për Ernest Koliqin, Rubrikën; Portrete artistësh të famshëm, lexoni për Bekim Fehmiun, Faruk Begollin e Leze Qenen, kurse në Rubrikën; Histori e hershme (e huazuar), do të lexoni; Historia e Dritero Agollit me gruan e parë.
Nga Ismail Ismaili, intervistë me Sylvie Vassallo, Letërsia për fëmijë, një zhanër më vete,
Rubrika; Ngjarje kulturore, nga Abdullah Troshupa, Një manifestim kulturor në Pocest – Dibër,
Cikël poetik nga poetët: Hasan Selimi, Angela Kosta, Fadil Dervishaj, Klejda Plangarica, Syhejl Havolli, Valbona Kolaveri, Ismet Tahiraj, Panajot Boli, Sadik Bicaj, Ylli Pollogati, Halil Preniqi, Sheremet Prokshi.
Këndi poetik: Maxhun Osmanaj, Zeqir Bekolli, Dibran Fylli, Ahmet Pllana, Gladiola Jorbus, Tahir Bezhani, Shqipe Hasani, Shaban Pllana, Adelina Xhaferi, Ramë Oraca, Fatime Kalimashi, Aziz Bytyqi, Sadije Aliti, Albina Osmani, Shefqet Dinaj. Tregimi “Maria” nga Vladimir Shyti, si dhe Shënime të shkëputura nga kumtesat e; Akademik Hakif Bajrami, Dibran Fylli e Jahja Lluka, nga Tribuna shkencore “Një jetë për atdhe”, në shënim të 150 vjetorit të lindjes së figurës markante të kombit Hasan Prishtina, si dhe nga Çaush Kullafi - Lajm nga kultura - Zhaneta Tola, vajza nga Librazhdi e ftuar në festivalin “Sanremo 2023”.
Për numrin e radhës mund t’i dërgoni punimet, si dhe shkrime tjera për Ueb: Lajme - Kulturë, Editorial, Letërsi, Art, Kulturë, Shkencë, Histori, në email-in e redaksisë së Orfeu-t: [email protected]
Redaksia e Ueb-it orfeu.al dhe Revistës Orfeu Ju mirëpresin!